Programi PAMM Studio – Internship
Krijim menaxhim rrjete sociale.
Për studentë ose persona të interesuar për menaxhimin e bizneseve online me Marketing Dixhital
Ofrojmë internship për studentë ose persona të interesuar për zhvillimin e njohurive dhe eksperiencës në punë.
Në fokus, menaxhimi i biznesi online përmes mediave dhe rrjeteve sociale të biznesit ose aplikacioneve të ndryshme.
Asnjë kusht i nevojshëm për nivelin tuaj të njohurive. Orare fleksibël. Mundësi kohë e pjesshme ose nga shtëpia
Çertifikatë kualifikimi dhe referencë punësimi në kompanitë kliente PAMM Studio
Aplikantëve ju ofrohet marrëveshje bashkëpunimi gjatë internshipit dhe suport për një projekt personal.
Përzgjedhja bëhet sipas përputhshmërive të interesave reciproke dhe motivimit të aplikuesit
Internshipi zhvillohet gjatë orarit zyrtar të punës 8:00 deri 17:00 për kohën e plotë dhe në dy oraret 8:00 deri 12:00 dhe 13:00 deri 17:00 për kohët e pjesëshme “part time”.
* Vëmëndje: Personat e interesuar për internship “Online” duhet të jenë aktiv në zyrën PAMM Studio të paktën 4 orë në javë dhe komunikimi përmes mesazheve me stafin bëhet vetëm gjatë orarit tonë zyrtar.
Të interesuarit që aplikojnë në kanalet e komunikimit të PAMM Studio, pasi kanë lexuar dhe dakordësuar programin duhet të plotësojnë formularin e interesimit (kliko këtu)
Kush është PAMM Studio ?
Më shumë se një agjenci marketingu, me eksperiencë dhe imazh të konsoliduar në tregun e marketingut dixhital. PAMM Studio është një strategji vizionare. Ne i paraprijmë zhvillimeve inovative dhe teknologjisë dixhitale të aplikuar në marketingun online.
Ashtu si slogani ynë “PAMM Studio – Imazhi Suksesit” ne, garantojmë suksesin tuaj.
Klientët tanë dhe biznesi juaj kanë një partner për prezantimin profesional dhe dinjitoz të imazhit të kompanisë suaj.
Fushat e veprimtarisë PAMM Studio
- Krijim dhe mirëmbajtje faqe interneti. (Shiko më shumë)
- Marketing dixhital dhe Rrjete Sociale (Shiko më shumë)
- Reklamim dhe menaxhim prona në shitje (Shiko më shumë)
- Promovim binzesi online (Shiko më shumë)
Fushat për internship janë:
2. Krijim menaxhim rrjete sociale
3. Publikime, krijim kontenti për SEO të personalizuar
6. Kordinim menaxhim zyre, asistente
Çfarë përfitohet nga internship?
Një eksperiencë pune që vlen më shumë sesa teoritë e trainimeve.
Punësim nëse jeni të interesuar për të vazhduar më tej në këtë fushë
Çertifikatë kualifikimi dhe reference punësimi për ju
Suport logjistik dhe mbështetje për projektin tuaj më të mirë, nëse keni në mendje një të tillë
Marrëveshje bashkëpunimi financiar me PAMM Studio për çdo klient të referuar nga ju
Sistem pikëzimi për arritjet tuaja si formë vlerësimi për punësimin tuaj të rradhës
Hapat që ndiqen:
Në varësi të njohurive aktuale shpejtohet ose personalizohet bashkëpunimi ynë i cili kalon në këto hapa:
1. Krijim dhe përdorim i rrjeteve sociale të personalizuara për punë.
2. Krijim dhe menaxhim i klientëve përmes praktikës
3. Inspektim dhe gjetje e kanaleve për përdorim efiçent të rrjeteve sociale
4. Krijim dhe menaxhim profili personal si autor në portialin www.portik.al
5. Gjetja e artikujve në web, përshtatja dhe editimi në shqip
6. Skedulimi dhe arshivimi i materialeve të klientëve
7. Lundrim (gugëllim) i fokusuar në internet.
8. Regjistrimi biznesi në çdo portal informativ ose rrjeti social i fushës përkatëse.
9. Specializim në fushën e interesuar. Krijim profili personal – Faqe web në biznese.vip.
10. Çertifikimi dhe letër referencë
Cfarë janë rrjetet sociale?
Krijim menaxhim rrjete sociale është një shërbim pjesë e dixhital marketing. Krijimi dhe mirmbajtja tyre mund të bëhet individualisht nga bizneset ose “freelancers” online. Rekomandimi është për agjenci ose studio të licencuara të cilat vec shërbimit profesional ofrojnë garancinë dhe përgjegjsinë e sipërmarrjes.
Si përdoret Facebook?
Në Shqipëri më së shumti njihej Facebook ku cdo individ edhe në moshë ose pa shumë njohuri krijon një llogari personale (account) dhe e perdor si mjet komunikimi për miqtë, të njohurit apo edhe të tjerë persona. Komunikimi përmes postimit të fotove, komenteve, pëlqimeve apo edhe urimeve e ngushëllimeve u bë një modë praktike që i mban njerëzit të lidhur mes tyre. Të pakten virtualisht.
Si fitohet në instagram?
Komercializimi dhe përdorimi i tyre edhe për qëllim fitimi, solli në vëmendje edhe instagramin. Një tjetër rrjet social tashmë shumë i përhapur në Shqipëri. I nisur të popullarizohej nga djem e vajza me emrin blogere apo influencers. Postimet e fotove ekstravagante, fashion, modelime, apo stil jetese shpesh herë provokuese. Krijimi “konflikteve” dhe debateve virtuale mes tyre rriste numrin e ndjekësve, dhe bashkë me ndjekësit vinin paratë. Parat për postime që shtonin numrin e ndjekësve paguar nga bizneset ishte vetëm njëra
mënyre. Shitjet online përmes instagramit u bë një menyre e thjeshtë për tu provuar pa licencë, pa taksa, pa qera dyqani apo shpenzime të tjera. Thjesht merru me telefonin dhe posto.
Rrjetet e tjera sociale.
Google Maps dhe Google business
Ju e keni degjuar dhe prekur shume mire gjigandin Google. Pa komente ai eshte motorri kerkimit me i perdoruri ne bote. Si i tille edhe sherbimet qe ofron jane te panumerta. Google eshte nje industri parash boterore. Fitimiet e tij rriten perdite nga pagesat e perdoruesve per sherbimet dhe per tu reklamuar. Te jesh i pari ne kerkimet Google dohet te paguash. I pari ne google do te thote shikueshmeri te larte te cilen nese e perdor ne menyren e duhur arrin klientet dhe parate e tyre. Google nuk te paguan. Google duhet ta paguash qe te perfitosh dhe kjo nese din ta besh.
Sherbimi SEO e personalizuar, ofruar nga PAMM Studio ka thyer kodet e reklamave Google
duke ju mundesuar te jeni gjithmone te paret. (shiko me shume)
Si fitohet me nje kanal personal ne YouTube
YouTube eshte nje kanal mediatik qe ju ben te ndiheni Si nje pronar TV.
Për të aplikuar mund të klikoni këtu
Për më shumë informacion na shkruani në adresën tonë: info@pammstudio.al
Informacion i rëndësishëm
Për vëmendjen tuaj dhe kujtesë të mëtejshme.Teksti i publikuar më sipër është një artikull autentik i krijuar, shkruar, hartuar dhe redaktuar enkas për klientë ekskluziv. Shkrimi letrar është një e drejtë intelektuale e PAMM Studio dhe grupit te saj mediatik. Është kategorikisht e ndaluar cdo formë kopjimi apo përdorimi në rrjetet sociale, faqe web apo portale të ndryshme mediatike. Tekstin origjinal mund ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare të klientit. Si edhe në portalet pjesë e grupit mediatik PMG: portik.al realtors.al biznese.vip pammstudio.al
Nëse jeni të interesuar për faqen tuaj web ose marketing online kontakto në 067 67 00 006