Rrjeti social Facebook

Rrjeti social Facebook është lancuar në shkurt të vitit 2004. Ai është i zotëruar dhe i drejtuar nga Facebook, Inc. Që nga shtatori i 2012-ës, Facebook ka mbi një miliard përdorues aktivë. Më shumë se gjysma e përdorin Facebook-un nga një pajisje celular. Përdoruesit duhet të regjistrohen përpara se të përdorin faqen. Pas të cilit ata mund të krijojnë një profil personal, të shtojnë përdoruesit e tjerë si miq. Të shkëmbejnë mesazhe, duke përfshirë njoftimet automatike kur ndryshojnë profilin e tyre. Përveç kësaj, përdoruesit mund t’iu bashkohen grupeve me interesa të përbashkëta. Të organizuar sipas vendit të punës, shkollës ose kolegjit, ose sipas karakteristikave të tjera. Ata mund të kategorizojnë miqtë e tyre në lista si “Njerëzit nga puna” ose “Miqtë e ngushtë”.

Rrjeti social Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg me shokët e dhomës dhe shokët studentë të tij. Ato ishin Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Antarësimi në faqe fillimisht u kufizua nga themeluesit te studentët e Harvardit, por u zgjerua në kolegjet e tjera në zonën e Bostonit, në Ivy League, dhe në Universitetin Stanford. Gradualisht u shtua mbështetja edhe për studentët në universitete të ndryshme përpara se të hapej për studentët e shkollave të mesme dhe përfundimisht për këdo mbi 13 vjeç. Megjithatë, sipas një ankete të Consumer Reports e realizuar në maj 2011, janë 7.5 milionë fëmijë nën 13 vjeç me një llogari dhe 5 milionë nën 10 vjeç, duke shkelur kushtet e shërbimit të faqes. Tashmë Facebook ekziston të përdoret edhe në gjuhën shqip.

Për më tepër informacion ju mund të klikoni në linkun përkatës (kliko këtu).
Mund të na ndiqni ose shkruani në rrjetet tona sociale: 
Facebook / Instagram / Linkedin / Twitter / Youtube / Google.maps
Ose na kontaktoni drejtpërdrejtë në numrin tonë +355 67 67 00 006 mob dhe whatsapp

Shënim: Tekst i shkruar dhe publikuar nga PAMM Studio e cila sipas ligjit për krijimtarinë dhe të drejtat e autorit rezervon të drejtat e autorit (copy right)

© PAMM Studio October 2023

Previous slide
Next slide

Më mbaj të informuar mbi të rejat më të fundit.

OfertA PAMM

Krijim faqe interneti

147 

nisur me

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje!
Nëse keni pyetje, na kontaktoni