intership SEO

Menaxhim biznesi online – Internship

          Programi PAMM Studio – Internship

    Për studentë ose persona të interesuar për menaxhimin e bizneseve online me Marketing Dixhital

  Ofrojmë internship për studentë ose persona të interesuar për zhvillimin e njohurive dhe eksperiencës në punë.
Në fokus, menaxhimi i biznesi online përmes mediave dhe rrjeteve sociale të biznesit ose aplikacioneve të ndryshme.
  Asnjë kusht i nevojshëm për nivelin tuaj të njohurive. Orare fleksibël. Mundësi kohë e pjesshme ose nga shtëpia
Çertifikatë kualifikimi dhe referencë punësimi në kompanitë kliente PAMM Studio
  Aplikantëve ju ofrohet marrëveshje bashkëpunimi gjatë internshipit dhe suport për një projekt personal.

Përzgjedhja bëhet sipas përputhshmërive të interesave reciproke dhe motivimit të aplikuesit

  Internshipi zhvillohet gjatë orarit zyrtar të punës 8:00 deri 17:00 për kohën e plotë dhe në dy oraret 8:00 deri 12:00 dhe 13:00 deri 17:00 për kohët e pjesëshme “part time”.
* Vëmëndje: Personat e interesuar për internship “Online” duhet të jenë aktiv në zyrën PAMM Studio të paktën 4 orë në javë dhe komunikimi përmes mesazheve me stafin bëhet vetëm gjatë orarit tonë zyrtar.

Të interesuarit që aplikojnë në kanalet e komunikimit të PAMM Studio, pasi kanë lexuar dhe dakordësuar programin duhet të plotësojnë formularin e interesimit (kliko këtu)

             
Kush është PAMM Studio ?

   Më shumë se një agjenci marketingu, me eksperiencë dhe imazh të konsoliduar në tregun e marketingut dixhital. PAMM Studio është një strategji vizionare. Ne i paraprijmë zhvillimeve inovative dhe teknologjisë dixhitale të aplikuar në marketingun online.

Ashtu si slogani ynë “PAMM Studio – Imazhi Suksesit” ne, garantojmë suksesin tuaj.
Klientët tanë dhe biznesi juaj kanë një partner për prezantimin profesional dhe dinjitoz të imazhit të kompanisë suaj.

          Fushat e veprimtarisë PAMM Studio

             
Fushat për internship janë:
  

1.            Menaxhim biznesi online

2.            Krijim menaxhim rrjete sociale

3.            Publikime, krijim kontenti për SEO të personalizuar

4.            Menaxhim i shitjeve online

5.            Krijim menaxhim website

6.            Kordinim menaxhim zyre, asistente

           
Çfarë përfitohet nga internship
?

Një eksperiencë pune që vlen më shumë sesa teoritë e trainimeve.

Punësim nëse jeni të interesuar për të vazhduar më tej në këtë fushë

Çertifikatë kualifikimi dhe reference punësimi për ju

Suport logjistik dhe mbështetje për projektin tuaj më të mirë, nëse keni në mendje një të tillë

Marrëveshje bashkëpunimi financiar me PAMM Studio për çdo klient të referuar nga ju

Sistem pikëzimi për arritjet tuaja si formë vlerësimi për punësimin tuaj të rradhës

            Hapat që ndiqen:

Në varësi të njohurive aktuale shpejtohet ose personalizohet bashkëpunimi ynë i cili kalon në këto hapa:
1.            Krijim dhe përdorim i rrjeteve sociale të personalizuara për punë.
2.            Krijim dhe menaxhim i klientëve përmes praktikës
3.            Inspektim dhe gjetje e kanaleve për përdorim efiçent të rrjeteve sociale
4.            Krijim dhe menaxhim profili personal si autor në portialin www.portik.al
5.            Gjetja e artikujve në web, përshtatja dhe editimi në shqip
6.            Skedulimi dhe arshivimi i materialeve të klientëve
7.            Lundrim (gugëllim) i fokusuar në internet.
8.            Regjistrimi biznesi në çdo portal informativ ose rrjeti social i fushës përkatëse.
9.            Specializim në fushën e interesuar. Krijim profili personal – Faqe web në biznese.vip.
10.          Çertifikimi dhe letër referencë  

 


Çfarë është Menaxhim Biznesi Online ?

Inovacioni dhe teknologjia dixhitale avancon me shpejtësi marramendëse cdo orë e minut.

Paisjet elektronike të komunikacionit evoluojnë cdo ditë. Aplikacionet pësojnë “upgrades” apo përditësime shumë të shpeshta. Pa llogaritur këtu perfeksionimi i tyre dhe qindra të reja që sjellin më shumë risi në treg.

Për një biznesmen dhe biznesin e tij nuk është aspak e lehtë të ndjekë këto ritme. Duke konsideruar njëkohësisht drejtimin e biznesit dhe menaxhimin e situatave të përditëshme.

Lufta apo konkurenca e bizneseve sot është zhvendosur online. Si të marrësh më shumë klikime, më shumë shikime, më shumë vizita në faqet me oferta dhe produkte? Si të kesh sa më shumë klientë, që përkthehen në më shumë shitje dhe rritje të fitimeve?

Zgjidhja e gjithë këtyre dilemave përmes menaxhimit të një strukture mediatike të personalizuar është suksesi juaj në Menaxhim Biznesi Online ose e shqipëruar marketingu dixhital.


Sa e rëndësishme është njohuria për menaxhimin e biznesit online ose prezenca e një specialisti të mirë trajnuar krah një biznesmeni të suksesshëm?

PAMM Studio është e hapur në një internship për studentët e interesuar në këtë fushë ose në një trajnim të avancuar për individë të përzgjedhur nga vetë biznesi për menaxhimin e biznesit të tyre online.

Për të aplikuar mund të klikoni këtu

Për më shumë informacion na shkruani në adresën tonë: info@pammstudio.al

 

Informacion i rëndësishëm

Për vëmendjen tuaj dhe kujtesë të mëtejshme.Teksti i publikuar më sipër është një artikull autentik i krijuar, shkruar, hartuar dhe redaktuar enkas për klientë ekskluziv. Shkrimi letrar është një e drejtë intelektuale e PAMM Studio dhe grupit te saj mediatik. Është kategorikisht e ndaluar cdo formë kopjimi apo përdorimi në rrjetet sociale, faqe web apo portale të ndryshme mediatike. Tekstin origjinal mund ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare të klientit. Si edhe në portalet pjesë e grupit mediatik PMG: portik.al realtors.al biznese.vip pammstudio.al
Nëse jeni të interesuar për faqen tuaj web ose marketing online kontakto në 067 67 00 006

Për më tepër informacion ju mund të klikoni në linkun përkatës (kliko këtu).
Mund të na ndiqni ose shkruani në rrjetet tona sociale: 
Facebook / Instagram / Linkedin / Twitter / Youtube / Google.maps
Ose na kontaktoni drejtpërdrejtë në numrin tonë +355 67 67 00 006 mob dhe whatsapp

Shënim: Tekst i shkruar dhe publikuar nga PAMM Studio e cila sipas ligjit për krijimtarinë dhe të drejtat e autorit rezervon të drejtat e autorit (copy right)

© PAMM Studio October 2023

Previous slide
Next slide

Më mbaj të informuar mbi të rejat më të fundit.

OfertA PAMM

Krijim faqe interneti

147 

nisur me

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje!
Nëse keni pyetje, na kontaktoni