Programi PAMM Studio – Internship
Për studentë ose persona të interesuar për menaxhimin e bizneseve online me Marketing Dixhital
Ofrojmë internship për studentë ose persona të interesuar për zhvillimin e njohurive dhe eksperiencës në punë.
Në fokus, menaxhimi i biznesi online përmes mediave dhe rrjeteve sociale të biznesit ose aplikacioneve të ndryshme.
Asnjë kusht i nevojshëm për nivelin tuaj të njohurive. Orare fleksibël. Mundësi kohë e pjesshme ose nga shtëpia
Çertifikatë kualifikimi dhe referencë punësimi në kompanitë kliente PAMM Studio
Aplikantëve ju ofrohet marrëveshje bashkëpunimi gjatë internshipit dhe suport për një projekt personal.
Përzgjedhja bëhet sipas përputhshmërive të interesave reciproke dhe motivimit të aplikuesit
Internshipi zhvillohet gjatë orarit zyrtar të punës 8:00 deri 17:00 për kohën e plotë dhe në dy oraret 8:00 deri 12:00 dhe 13:00 deri 17:00 për kohët e pjesëshme “part time”.
* Vëmëndje: Personat e interesuar për internship “Online” duhet të jenë aktiv në zyrën PAMM Studio të paktën 4 orë në javë dhe komunikimi përmes mesazheve me stafin bëhet vetëm gjatë orarit tonë zyrtar.
Të interesuarit që aplikojnë në kanalet e komunikimit të PAMM Studio, pasi kanë lexuar dhe dakordësuar programin duhet të plotësojnë formularin e interesimit (kliko këtu)
Kush është PAMM Studio ?
Më shumë se një agjenci marketingu, me eksperiencë dhe imazh të konsoliduar në tregun e marketingut dixhital. PAMM Studio është një strategji vizionare. Ne i paraprijmë zhvillimeve inovative dhe teknologjisë dixhitale të aplikuar në marketingun online.
Ashtu si slogani ynë “PAMM Studio – Imazhi Suksesit” ne, garantojmë suksesin tuaj.
Klientët tanë dhe biznesi juaj kanë një partner për prezantimin profesional dhe dinjitoz të imazhit të kompanisë suaj.
Fushat e veprimtarisë PAMM Studio
- Krijim dhe mirëmbajtje faqe interneti. (Shiko më shumë)
- Marketing dixhital dhe Rrjete Sociale (Shiko më shumë)
- Reklamim dhe menaxhim prona në shitje (Shiko më shumë)
- Promovim binzesi online (Shiko më shumë)
Fushat për internship janë:
2. Krijim menaxhim rrjete sociale
3. Publikime, krijim kontenti për SEO të personalizuar
6. Kordinim menaxhim zyre, asistente
Çfarë përfitohet nga internship?
Një eksperiencë pune që vlen më shumë sesa teoritë e trainimeve.
Punësim nëse jeni të interesuar për të vazhduar më tej në këtë fushë
Çertifikatë kualifikimi dhe reference punësimi për ju
Suport logjistik dhe mbështetje për projektin tuaj më të mirë, nëse keni në mendje një të tillë
Marrëveshje bashkëpunimi financiar me PAMM Studio për çdo klient të referuar nga ju
Sistem pikëzimi për arritjet tuaja si formë vlerësimi për punësimin tuaj të rradhës
Hapat që ndiqen:
Në varësi të njohurive aktuale shpejtohet ose personalizohet bashkëpunimi ynë i cili kalon në këto hapa:
1. Krijim dhe përdorim i rrjeteve sociale të personalizuara për punë.
2. Krijim dhe menaxhim i klientëve përmes praktikës
3. Inspektim dhe gjetje e kanaleve për përdorim efiçent të rrjeteve sociale
4. Krijim dhe menaxhim profili personal si autor në portialin www.portik.al
5. Gjetja e artikujve në web, përshtatja dhe editimi në shqip
6. Skedulimi dhe arshivimi i materialeve të klientëve
7. Lundrim (gugëllim) i fokusuar në internet.
8. Regjistrimi biznesi në çdo portal informativ ose rrjeti social i fushës përkatëse.
9. Specializim në fushën e interesuar. Krijim profili personal – Faqe web në biznese.vip.
10. Çertifikimi dhe letër referencë