Menaxhim i shitjeve online Internship

Programi PAMM Studio – Internship

Menaxhim i shitjeve online.
Për studentë ose persona të interesuar për menaxhimin e bizneseve online me Marketing Dixhital

Ofrojmë internship për studentë ose persona të interesuar për zhvillimin e njohurive dhe eksperiencës në punë.
Në fokus, menaxhimi i biznesi online përmes mediave dhe rrjeteve sociale të biznesit ose aplikacioneve të ndryshme.
Asnjë kusht i nevojshëm për nivelin tuaj të njohurive. Orare fleksibël. Mundësi kohë e pjesshme ose nga shtëpia
Çertifikatë kualifikimi dhe referencë punësimi në kompanitë kliente PAMM Studio. Aplikantëve ju ofrohet marrëveshje bashkëpunimi gjatë internshipit dhe suport për një projekt personal.

Përzgjedhja bëhet sipas përputhshmërive të interesave reciproke dhe motivimit të aplikuesit

  Internshipi zhvillohet gjatë orarit zyrtar të punës 8:00 deri 17:00 për kohën e plotë dhe në dy oraret 8:00 deri 12:00 dhe 13:00 deri 17:00 për kohët e pjesëshme “part time”.
* Vëmëndje: Personat e interesuar për internship “Online” duhet të jenë aktiv në zyrën PAMM Studio të paktën 4 orë në javë dhe komunikimi përmes mesazheve me stafin bëhet vetëm gjatë orarit tonë zyrtar.

Të interesuarit që aplikojnë në kanalet e komunikimit të PAMM Studio, pasi kanë lexuar dhe dakordësuar programin duhet të plotësojnë formularin e interesimit (kliko këtu)

             Kush është PAMM Studio ?

   Më shumë se një agjenci marketingu, me eksperiencë dhe imazh të konsoliduar në tregun e marketingut dixhital. PAMM Studio është një strategji vizionare. Ne i paraprijmë zhvillimeve inovative dhe teknologjisë dixhitale të aplikuar në marketingun online.

Ashtu si slogani ynë “PAMM Studio – Imazhi Suksesit” ne, garantojmë suksesin tuaj.
Klientët tanë dhe biznesi juaj kanë një partner për prezantimin profesional dhe dinjitoz të imazhit të kompanisë suaj.

          Fushat e veprimtarisë PAMM Studio

             Fushat për internship janë:  

1.            Menaxhim biznesi online

2.            Krijim menaxhim rrjete sociale

3.            Publikime, krijim kontenti për SEO të personalizuar

4.            Menaxhim i shitjeve online

5.            Krijim menaxhim website

6.            Koordinim menaxhim zyre, asistente

            Çfarë përfitohet nga internship?

Një eksperiencë pune që vlen më shumë sesa teoritë e trainimeve.

Punësim nëse jeni të interesuar për të vazhduar më tej në këtë fushë

Çertifikatë kualifikimi dhe reference punësimi për ju

Suport logjistik dhe mbështetje për projektin tuaj më të mirë, nëse keni në mendje një të tillë

Marrëveshje bashkëpunimi financiar me PAMM Studio për çdo klient të referuar nga ju

Sistem pikëzimi për arritjet tuaja si formë vlerësimi për punësimin tuaj të rradhës

            Hapat që ndiqen:

Në varësi të njohurive aktuale shpejtohet ose personalizohet bashkëpunimi ynë i cili kalon në këto hapa:
1.            Krijim dhe përdorim i rrjeteve sociale të personalizuara për punë.
2.            Krijim dhe menaxhim i klientëve përmes praktikës
3.            Inspektim dhe gjetje e kanaleve për përdorim efiçent të rrjeteve sociale
4.            Krijim dhe menaxhim profili personal si autor në portialin www.portik.al
5.            Gjetja e artikujve në web, përshtatja dhe editimi në shqip
6.            Skedulimi dhe arshivimi i materialeve të klientëve
7.            Lundrim (gugëllim) i fokusuar në internet.
8.            Regjistrimi biznesi në çdo portal informativ ose rrjeti social i fushës përkatëse.
9.            Specializim në fushën e interesuar. Krijim profili personal – Faqe web në biznese.vip.
10.          Çertifikimi dhe letër referencë

Menaxhim i shitjeve online

Menaxhimi i ekipit të shitjes, është një nga punët më të vështira në çdo kompani. Në programin tonë të trajnimit “Menaxhimi i Shitjeve”, menaxherët dhe drejtuesit do të mësojnë se si të vendosin objektiva konkrete për punonjësit e tyre, të rekrutojnë dhe të punësojnë talente në shitje dhe të ndihmojnë ekipin aktual të shitjes që të bëhet model për tejkalimin e objektivave.

Trajnimi “Menaxhimi i Shitjeve”, është efektiv

Ky trajnim, përshtatet për industrinë, produktet dhe shërbimet tuaja dhe do të përmirësojë ndjeshëm aftësitë për menaxhimin me sukses të ekipit tuaj. Me këtë trajnim, menaxherëve të shitjeve do t’u jepen aftësitë dhe mjetet që ata kanë nevojë për të marrë njerëzit e duhur për ekipin e tyre, mbajtur ata të motivuar dhe të përgjegjshëm, kështu që ekipi i shitjeve, jo vetëm arrin, por vazhdimisht tejkalon objektivat e shitjes.

Informacion i rëndësishëm

Për vëmendjen tuaj dhe kujtesë të mëtejshme.Teksti i publikuar më sipër është një artikull autentik i krijuar, shkruar, hartuar dhe redaktuar enkas për klientë ekskluziv. Shkrimi letrar është një e drejtë intelektuale e PAMM Studio dhe grupit te saj mediatik. Është kategorikisht e ndaluar cdo formë kopjimi apo përdorimi në rrjetet sociale, faqe web apo portale të ndryshme mediatike. Tekstin origjinal mund ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare të klientit. Si edhe në portalet pjesë e grupit mediatik PMG: portik.al realtors.al biznese.vip pammstudio.al
Nëse jeni të interesuar për faqen tuaj web ose marketing online kontakto në 067 67 00 006

Për më tepër informacion ju mund të klikoni në linkun përkatës (kliko këtu).
Mund të na ndiqni ose shkruani në rrjetet tona sociale: 
Facebook / Instagram / Linkedin / Twitter / Youtube / Google.maps
Ose na kontaktoni drejtpërdrejtë në numrin tonë +355 67 67 00 006 mob dhe whatsapp

Shënim: Tekst i shkruar dhe publikuar nga PAMM Studio e cila sipas ligjit për krijimtarinë dhe të drejtat e autorit rezervon të drejtat e autorit (copy right)

© PAMM Studio October 2023

Previous slide
Next slide

Më mbaj të informuar mbi të rejat më të fundit.

OfertA PAMM

Krijim faqe interneti

147 

nisur me

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje!
Nëse keni pyetje, na kontaktoni