Programi PAMM Studio – Internship
Për studentë ose persona të interesuar për menaxhimin e bizneseve online me Marketing Dixhital
Ofrojmë internship për studentë ose persona të interesuar për zhvillimin e njohurive dhe eksperiencës në punë.
Në fokus, menaxhimi i biznesi online përmes mediave dhe rrjeteve sociale të biznesit ose aplikacioneve të ndryshme.
Asnjë kusht i nevojshëm për nivelin tuaj të njohurive. Orare fleksibël. Mundësi kohë e pjesshme ose nga shtëpia
Çertifikatë kualifikimi dhe referencë punësimi në kompanitë kliente PAMM Studio
Aplikantëve ju ofrohet marrëveshje bashkëpunimi gjatë internshipit dhe suport për një projekt personal.
Përzgjedhja bëhet sipas përputhshmërive të interesave reciproke dhe motivimit të aplikuesit
Internshipi zhvillohet gjatë orarit zyrtar të punës 8:00 deri 17:00 për kohën e plotë dhe në dy oraret 8:00 deri 12:00 dhe 13:00 deri 17:00 për kohët e pjesëshme “part time”.
* Vëmëndje: Personat e interesuar për internship “Online” duhet të jenë aktiv në zyrën PAMM Studio të paktën 4 orë në javë dhe komunikimi përmes mesazheve me stafin bëhet vetëm gjatë orarit tonë zyrtar.
Të interesuarit që aplikojnë në kanalet e komunikimit të PAMM Studio, pasi kanë lexuar dhe dakordësuar programin duhet të plotësojnë formularin e interesimit (kliko këtu)
Kush është PAMM Studio ?
Më shumë se një agjenci marketingu, me eksperiencë dhe imazh të konsoliduar në tregun e marketingut dixhital. PAMM Studio është një strategji vizionare. Ne i paraprijmë zhvillimeve inovative dhe teknologjisë dixhitale të aplikuar në marketingun online.
Ashtu si slogani ynë “PAMM Studio – Imazhi Suksesit” ne, garantojmë suksesin tuaj.
Klientët tanë dhe biznesi juaj kanë një partner për prezantimin profesional dhe dinjitoz të imazhit të kompanisë suaj.
Fushat e veprimtarisë PAMM Studio
- Krijim dhe mirëmbajtje faqe interneti. (Shiko më shumë)
- Marketing dixhital dhe Rrjete Sociale (Shiko më shumë)
- Reklamim dhe menaxhim prona në shitje (Shiko më shumë)
- Promovim binzesi online (Shiko më shumë)
Fushat për internship janë:
2. Krijim menaxhim rrjete sociale
3. Publikime, krijim kontenti për SEO të personalizuar
6. Kordinim menaxhim zyre, asistente
Çfarë përfitohet nga internship?
Një eksperiencë pune që vlen më shumë sesa teoritë e trainimeve.
Punësim nëse jeni të interesuar për të vazhduar më tej në këtë fushë
Çertifikatë kualifikimi dhe reference punësimi për ju
Suport logjistik dhe mbështetje për projektin tuaj më të mirë, nëse keni në mendje një të tillë
Marrëveshje bashkëpunimi financiar me PAMM Studio për çdo klient të referuar nga ju
Sistem pikëzimi për arritjet tuaja si formë vlerësimi për punësimin tuaj të rradhës
Hapat që ndiqen:
Në varësi të njohurive aktuale shpejtohet ose personalizohet bashkëpunimi ynë i cili kalon në këto hapa:
1. Krijim dhe përdorim i rrjeteve sociale të personalizuara për punë.
2. Krijim dhe menaxhim i klientëve përmes praktikës
3. Inspektim dhe gjetje e kanaleve për përdorim efiçent të rrjeteve sociale
4. Krijim dhe menaxhim profili personal si autor në portialin www.portik.al
5. Gjetja e artikujve në web, përshtatja dhe editimi në shqip
6. Skedulimi dhe arshivimi i materialeve të klientëve
7. Lundrim (gugëllim) i fokusuar në internet.
8. Regjistrimi biznesi në çdo portal informativ ose rrjeti social i fushës përkatëse.
9. Specializim në fushën e interesuar. Krijim profili personal – Faqe web në biznese.vip.
10. Çertifikimi dhe letër referencë
Çfarë është SEO?
Jetojmë në epokën e internetit, suksesi i biznesit tuaj varet pothuajse 100% nga prania e markës suaj në motorët e kërkimit. Kështu do të lidheni me shumicën e audiencës tuaj dhe do t’ua përcillni mesazhin klientëve dhe vendeve të tregut. Në këtë mënyrë, shkrimi profesional i përmbajtjes së faqes në internet të SEO-së është e nevojshme për të krijuar praninë e dëshiruar dhe për të përmirësuar shikueshmërinë e faqes suaj të internetit në SERP.
Me përmbajtje të optimizuar që ofron më shumë ndërveprim me vizitorët e faqes suaj, ne jemi në gjendje të përshpejtojmë trafikun e faqes tuaj dhe të nisim rritjen.
Përmirësimi i SEO
Për shumë vite, kompania jonë e shkrimit të përmbajtjes ka ndihmuar klientët në të gjithë botën për të përmirësuar renditjen e tyre të motorëve të kërkimit dhe për të rritur rezultatet e tyre ne resultate e motorëve të kërkimit përmes përmbajtjes profesionale dhe cilësore. Zgjidhjet tona kanë qenë treguesi kryesor për përparimin e klientëve tanë në këtë epokë të internetit për të gjetur vendin e tyre perfekt në rezultatet e kërkimit Google.
Krijimi i përmbajtjes është çelësi i çdo strategjie të marketingut. Shërbimet tona janë të përqendruara në drejtimin e më shumë trafikut përmes zbatimit të fjalëve kyçe dhe frazave në përmbajtjen e faqes tuaj që do të komunikojnë më mirë me motorët e kërkimit dhe do t’i bëjnë produktet dhe shërbimet tuaja më të dukshme.
Mbështetja në shërbimet tona të shkrimit të përmbajtjes SEO do të zvogëlojë shkallën e rritjes së faqes suaj të internetit dhe do t’i bëjë vizitorët të angazhohen më shumë me ato që keni për të ofruar. Jo vetëm shitjet tuaja do të përmirësohen masivisht por ju do të fitoni ndërgjegjësim më të mirë të markës duke u renditur në krye të rezultateve të kërkimit.
Agjencia jonë e shkrimit të përmbajtjes është aleati juaj më i mirë në kthimin e faqes tuaj në punonjësin më të mirë përmes krijimit të përmbajtjes me cilësi të lartë me ndihmën e shkrimtarëve më profesionistë të përmbajtjes. Çdo fjali, fjalë kyçe, përshkrim meta dhe e gjithë struktura do të përshtaten me porosi të bazuar në kërkesat specifike të biznesit tuaj.
Sherbimi SEO e personalizuar, ofruar nga PAMM Studio ka thyer kodet e reklamave Google
duke ju mundesuar te jeni gjithmone te paret. (shiko me shume)
Për të aplikuar mund të klikoni këtu
Për më shumë informacion na shkruani në adresën tonë: info@pammstudio.al
Informacion i rëndësishëm
Për vëmendjen tuaj dhe kujtesë të mëtejshme.Teksti i publikuar më sipër është një artikull autentik i krijuar, shkruar, hartuar dhe redaktuar enkas për klientë ekskluziv. Shkrimi letrar është një e drejtë intelektuale e PAMM Studio dhe grupit te saj mediatik. Është kategorikisht e ndaluar cdo formë kopjimi apo përdorimi në rrjetet sociale, faqe web apo portale të ndryshme mediatike. Tekstin origjinal mund ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare të klientit. Si edhe në portalet pjesë e grupit mediatik PMG: portik.al realtors.al biznese.vip pammstudio.al
Nëse jeni të interesuar për faqen tuaj web ose marketing online kontakto në 067 67 00 006