Instagram është një rrjet social. Ai mundëson shpërndarjen e fotove, marrjen e fotove, aplikimin e filterave digjital mbi to. Si dhe shpërndarjen në rrjete të tjera sociale si Facebook e Twitter. Një mundësi e rëndësishme është që fotot kufizohen në një formë rrethore, ngjashëm me Kodak Instamatic apo fotot e Polaroid. Sot ky rrjet po përdoret në masë të madhe. Llogariten të jenë deri në 100 milionë shfrytëzues aktivë, në një matje të bërë në Prill, 2012. Instagrami shpërndahet përmes App Store-it të Apple dhe Google Play. Së pari, Instagram ishte i mundshëm vetëm për iPhone, dhe iPod Touch, mirëpo kjo shpejt ndërroi kur në Prill të vitit 2012, u shtua dhe mundësia që ky aplikacion të përdorej në kamerat e telefonëve Android.
Krijimi i idesë së instagram
Instagram u krijua nga Kevin Systrom dhe Mike Krieger dhe u lancua në treg në tetor të vitit 2010. Ky aplikacion filloi zhvillimin në San Francisko kur te dy programerët. Systrom dhe Krieger zgjodhën të përqendrohen më shumë në aplikacione mobile mbi fotografike. Në Mars të 2010, Systrom fitoi rreth 500.000$ nga Baseline Ventures dhe Andreessen Horowitz. Kur po punonte në një projekt që kishte lidhje plotësisht me HTML5, i quajtur Burbn. Njerëz të tjerë që u shtuan në stafin e instagramit të krijuar më vonë, pervec Kevinit ishin edhe Josh Riedel, që filloi punë si Menaxher Komuniteti. Shayne Sweeney punonte si inxhinier dhe Jessica Zollman u punësua si evangjeliste e komunitetit në Gusht të vitit 2011.
Për më shumë klikoni këtu