Renis Gjoka

Renis Gjoka – këngët dhe karriera artistike

Ҫfarë duhet të dini më shumë për karrierën e këngëtarit Renis Gjoka?

Renis Gjoka është rritur me muzikën. Kënga e ka shoqëruar që heret në fëmijëri. Talenti i tij duket se është i trashëguar  edhe nga Aleksandër Gjoka, xhaxhi i tij. Aleksandër Gjoka është edhe një ndër mbështetesit e tij më të mëdhenj.

Renis Gjoka karrierën e tij artistike si këngëtar për herë të parë zyrtarisht e ka nisur në  “Top Fest” në  edicionin e dytë, në vitin 2004 në moshën 17 vjeçare.

Përsa i përket formimit të tij artistik Renisi, ka nisur rrugëtimin fillimisht duke studiuar 8 vjet instrumentin e violinës e më pas duke u prezantuar edhe si këngëtar.

Renis Gjoka këngët dhe karriera artisitke. Ai ka qëndruar që në fillim besnik i shijeve të tij muzikore duke krijuar një identitet artistik që e ka veçuar që në daljet e para. Për gjate një dekadë Renis Gjoka ka realizuar hite si “Ajo”, “Dashuria ime ti”, “Mjegulla”, “Sot”, “I’a mbathim bashke”, të gjitha këngë të vlerësuara me çmime të shumta në kompeticione muzikore.

Nuk kanë munguar dhe bashkëpunimet me Aleksandër Gjokën siç është kënga “I njëjti do të mbetem”, e kënduar dhe kompozuar prej tyre.

Vokali i veçantë e energjia që përcjell e kanë kthyer Renis Gjokën në një nga këngetarët më të sukseshëm e më të kërkuar të momentit.

Kënga e tij e fundit u rendit menjëherë në “Top 10” në listës zyrtare të “Top Awards”. Mes koncerteve e netëve të live-it, përgatitjeve për albumin e tij, këngë e videoklipe, Renis Gjoka është një emër gjithmonë prezent kur flitet për muzikë cilësore.

Për më shumë ju mund ta ndiqni Renis Gjokën edhe në rrjetet e tjera sociale:

Youtube / Facebook / Twitter / Instagram / soundcloud   

Dhe së shpejti me faqen e tij zyrtare në VIP webRenis Gjoka këngët dhe karriera artistike

Për më tepër informacion ju mund të klikoni në linkun përkatës (kliko këtu).
Mund të na ndiqni ose shkruani në rrjetet tona sociale: 
Facebook / Instagram / Linkedin / Twitter / Youtube / Google.maps
Ose na kontaktoni drejtpërdrejtë në numrin tonë +355 67 67 00 006 mob dhe whatsapp

Shënim: Tekst i shkruar dhe publikuar nga PAMM Studio e cila sipas ligjit për krijimtarinë dhe të drejtat e autorit rezervon të drejtat e autorit (copy right)

© PAMM Studio October 2023

Previous slide
Next slide

Më mbaj të informuar mbi të rejat më të fundit.

OfertA PAMM

Krijim faqe interneti

147 

nisur me

Open chat
1
Scan the code
Përshëndetje!
Nëse keni pyetje, na kontaktoni