Punime mozaik me gure natyral dhe shumë vepra të tjera artistike punuar me dorë
Punime mozaik me gure natyral është një ndër specialitetet e realizuara artistikisht me dorë nga Iliria Mermer. Një kompani prestigjoze prej shumë vitesh e suksesshme në tregun e Shqipërisë.
Kjo është pjesë e një krijimtarie artistike. Më shumë se sa një dekor i bukur shumëngjyrësh për ambjentet tuaja. Punimet janë të shumllojshme. Suksesi i tyre tek këto punime mozaike me gurë, është pasioni dhe përkushtimi për t’i kthyer në vepra arti.
Ju mund të zgjidhni mes larmisë së shumtë që ju ofrohet si model ose të rekomandoni vetë modelin tuaj. Çdo gjë e zgjedhur nga ju materializohet në një vepër arti. Eksperienca shumë vjeçare dhe përzgjedhja me kujdes e materialeve ka sjellë në dritë shumë vepra të bukura, vepra këto të ekspozuara në ambjente private por edhe publike.
Dekoracione me gurë
Iliria Mermer ofron gjithashtu edhe një gamë shumë të gjërë produktesh dekorative. Të gjitha janë kryesisht punime artistike artizanale të bëra me dorë. Baza kryesore e materialeve është guri natyral. Këto dekoracione ofrohen për zbukurimin e ambjenteve tuaja të brendëshme dhe të jashtme.
Iliria Mermer është një ndër klientët më të mirë në PAMM Studio. Prej shumë kohësh kemi një bashkëpunim koherent në marketimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre
Nëse ju intereson një faqe web ose marketing online kontakto: 067 67 00 006