LinkedIn është një shërbim biznesi dhe punësimi. Ai operon nëpërmjet internetit dhe aplikacioneve. Themeluar më 28 dhjetor 2002 dhe i nisur më 5 maj 2003. Përdoret kryesisht për komunikim profesional, duke bërë të mundur që punëdhënësit të postojnë vende të lira pune. Ndërsa punëkërkuesit të postojnë CV-të e tyre. Që nga viti 2015, shumica e të ardhurave të kompanisë kanë ardhur nga shitja e informacioneve të anëtarëve të sajrekrutuesve dhe shitësve profesionist. Që nga marsi i vitit 2019, LinkedIn kishte 610 milionë anëtarë të regjistruar në 200 vende të botës.
Rrjeti social LinkedIn bën të mundur që anëtarët (si punëmarrësit dhe punëdhënesit) të krijojnë profile. Ai krijon edhe “lidhje” me njëri-tjetrin në një rrjet social në internet. I cili mund të krijoj marrëdhënie profesionale reale. Anëtarët mund të ftojnë cilindo (anëtar ekzistues ose jo) të lidhet me to. Që nga dhjetori 2016 ajo ka qenë në pronësi të plotë të Microsoft. LinkedIn ka marr pjesë në International Safe Harbor Privacy Principles të BE- së.
Dy anëtarë të rinj për sekondë. Ky është ritmi që LinkedIn po rritet, rrjeti më i madh shoqëror profesional në botë, i cili sot feston një moment historik të rëndësishëm: 10 milionë abonentë vetëm në Itali .
Për këtë arsye, pë të kuptuarit se si funksionon Linkedin është shumë e rëndësishme në qoftë se kërkoni punë, nëse jeni një freelancer ose edhe nëse keni një kompani.