Rrjeti social Facebook është lancuar në shkurt të vitit 2004. Ai është i zotëruar dhe i drejtuar nga Facebook, Inc. Që nga shtatori i 2012-ës, Facebook ka mbi një miliard përdorues aktivë. Më shumë se gjysma e përdorin Facebook-un nga një pajisje celular. Përdoruesit duhet të regjistrohen përpara se të përdorin faqen. Pas të cilit ata mund të krijojnë një profil personal, të shtojnë përdoruesit e tjerë si miq. Të shkëmbejnë mesazhe, duke përfshirë njoftimet automatike kur ndryshojnë profilin e tyre. Përveç kësaj, përdoruesit mund t’iu bashkohen grupeve me interesa të përbashkëta. Të organizuar sipas vendit të punës, shkollës ose kolegjit, ose sipas karakteristikave të tjera. Ata mund të kategorizojnë miqtë e tyre në lista si “Njerëzit nga puna” ose “Miqtë e ngushtë”.
Rrjeti social Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg me shokët e dhomës dhe shokët studentë të tij. Ato ishin Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Antarësimi në faqe fillimisht u kufizua nga themeluesit te studentët e Harvardit, por u zgjerua në kolegjet e tjera në zonën e Bostonit, në Ivy League, dhe në Universitetin Stanford. Gradualisht u shtua mbështetja edhe për studentët në universitete të ndryshme përpara se të hapej për studentët e shkollave të mesme dhe përfundimisht për këdo mbi 13 vjeç. Megjithatë, sipas një ankete të Consumer Reports e realizuar në maj 2011, janë 7.5 milionë fëmijë nën 13 vjeç me një llogari dhe 5 milionë nën 10 vjeç, duke shkelur kushtet e shërbimit të faqes. Tashmë Facebook ekziston të përdoret edhe në gjuhën shqip.